Sarandë – Borsh – Porto Palermo – Himarë – Sarandë
Ky udhëtim ditor nga Saranda është një mundësi e shkëlqyer për të përjetuar magjinë e Rivierës Shqiptare, duke kombinuar natyrën, historinë dhe kulturën lokale. Do të eksploroni ujërat kristaltë të Jonit, ullinj shekullorë dhe tarraca të mbjella nga aksionistët gjatë periudhës së komunizmit, si dhe një sërë fshatrash autoktonë me mikpritje dhe tradita të gjalla, si Shën Vasil, Bunec, Lukovë, Piqeras, Qeparo, Borsh dhe Himarë.
Udhëtimi nis me ndalesën në ujvarën karstike të Borshit, ku freskia dhe fuqia e ujit do t’ju magjepsin. Pas një pushimi të shkurtër për kafe, vazhdojmë drejt Porto Palermos për të vizituar kalanë e Ali Pashës, i njohur në histori si “Luani i Janinës”. E ndërtuar që në kohën e venecianëve në një pikë strategjike për të kontrolluar bregun Jonian, kjo kala ofron pamje të mrekullueshme të detit, kodrave dhe tunelit të nëndetëseve të ish-aleancës shqiptaro-sovjetike.
Më pas udhëtimi vazhdon drejt Himarës, ku vizitojmë kalanë me rrugicat e ngushta dhe shtëpitë karakteristike që ruajnë autenticitetin e dikurshëm. Pas vizitës, zbresim në shëtitoren e Himarës ku do të keni rreth një orë e gjysmë kohë të lirë për të shijuar bregdetin, një akullore të freskët ose ushqim tradicional në tavernat buzë detit.



Kthimi drejt Sarandës përfshin ndalesa të shkurtra për pushim dhe fotografi, duke e mbyllur ditën me kujtime të paharrueshme nga kjo pjesë unike e Shqipërisë.
Gjatë këtij turi do të vizitoni:
- Ujvarën e Borshit
- Kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo
- Kalanë e Himarës dhe rrugicat karakteristike
- Pergjate udhetimit shikojme tarracat e mbjellura gjatë periudhës së komunizmit me agrume dhe ullinj si dhe plazhet e kristalte te Jonit.
- Lungomaren e Himarës dhe fshatrat autoktonë përreth:
- Gjate rruges kalojme ne fshatrat Nivice,Shën Vasil, Bunec, Lukovë, Piqeras, Qeparo, Borsh dhe Himarë.
Ky udhëtim është ideal për dashamirësit e historisë, natyrës dhe fotografisë, duke ofruar peizazhe mahnitëse dhe përvoja të paharrueshme.
Çfarë përfshihet
- Transporti nga Saranda dhe kthimi
- Guidë profesionale gjatë gjithë udhëtimit
- Vizita në të gjitha destinacionet e përmendura
- Ndalesa për fotografi dhe eksplorim të fshatrave autoktonë
Çfarë nuk përfshihet
- Ushqimi dhe pijet gjatë udhëtimit
- Shpenzimet personale
- Aktivitete opsionale në plazh ose tavernat e Himarës
Orari i udhëtimit
- Nisja: Saranda, ora 08:30
- Vizita në Borsh: mëngjes
- Porto Palermo dhe Kalaja e Ali Pashës: pasdite
- Himarë dhe lungomare: pasdite, rreth 1 orë e 30 minuta kohë e lirë
- Kthimi në Sarandë: rreth orës 16:30, me ndalesë në fshatin Shën Vasil për fotografi
Çmimi
Duke filluar nga 75 € për person
Grupi minimal: 8 persona (çmimi mund të ndryshojë sipas madhësisë së grupit dhe kërkesave të personalizuara) disponueshem ne çdo kohe.