Gjirokastër Full Day Tour – Eksploroni Magjinë e Qytetit të Gurtë

Sarandë – Gjirokastër – Sarandë

Njihuni me magjinë e Qytetit të Gurtë, aty ku arkitektura ka thyer çdo rregull dhe historia rrëfehet përmes gurëve shekullorë. Ky qytet i çuditshëm, ndoshta më i pjerrti në botë, është një muze i hapur ku do të shihni shtëpi madhështore prej guri, rrugë me kalldrëm të mbushura me jetë dhe një kala imponuese që dëshmon lavdinë e dikurshme. I rrethuar nga male të larta dhe gjelbërim i dendur, Gjirokastra.
Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është një udhëtim në kohë ku tradita dhe kultura përthuren në mënyrë magjike.

Eksperienca nis me vizitën në Kalanë e Gjirokastrës, monumentin më mbresëlënës të qytetit dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan. Brenda saj ndodhet skena e Festivalit Folkloristik Kombëtar  më i madhi në Shqipëri ,Kulla e Sahatit dhe Galeria e Armëve. Nga muret e kalasë, panorama e qytetit është thjesht mahnitëse.

Më pas, do të vizitoni Shtëpinë-Muze Skenduli, një perlë e arkitekturës së shekullit XVIII, që pasqyron jetën luksoze dhe rivalitetin e dikurshëm mes familjeve të pasura të qytetit. Pas kësaj, do të keni kohë të lirë për të shëtitur në Pazarin Karakteristik, mes atmosferës së gjallë, dyqaneve me produkte artizanale dhe suvenire të rralla. Ky është momenti ideal për të fotografuar detajet magjepsëse të qytetit ose për të shijuar një pjatë tradicionale si qifja apo oshafi.

Orari i turit

Nisja: Sarandë, ora 08:30

Kthimi: Sarandë, ora 16:00

Përfshihet

  • Transport komod
  • Guidë dhe shofer në gjuhën e kërkuar
  • Hyrjet në Kalanë e Gjirokastrës dhe Shtëpinë-Muze Skenduli

Nuk përfshihet

  • Ushqim dhe pije
  • Shërbime që nuk përmenden në program

Çmimi

Nga 59 euro për person (minimum 6 persona).
Çmimi mund të ndryshojë në bazë të numrit të pjesëmarrësve dhe kërkesave të veçanta.

Rezervoni Turin Tani

Të Shtoni Tuaj Tooltip Tekst Këtu

5

Gjirokastër Full Day Tour – Eksploroni Magjinë e Qytetit të Gurtë

Duration : 08:30 AM - 16:00 PM

Price : From €59 per person