Krijojmë përvoja udhëtimi autentike dhe të personalizuara, duke ju lidhur thellësisht me kulturën, natyrën dhe njerëzit e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit. Ne ofrojmë ture, eskursione ditor, organizim eventesh, menaxhim akomodimi dhe transport, duke siguruar që çdo udhëtim të jetë i plotë, i qetë dhe pa stres.
Ekipi ynë profesionist punon ngushtë me ju për të krijuar itinerare të përshtatura sipas dëshirës, ritmit dhe interesave tuaja, duke garantuar që çdo eksperiencë të jetë personale, kuptimplotë dhe e paharrueshme.
Kontakto sot dhe krijo aventurën tënde unike në Shqipëri dhe Ballkan!
Çdo udhëtim me ne nuk është thjesht një udhëtim është një eksperiencë që mbetet në kujtesë. Dashuria jonë për Shqipërinë na frymëzon të ndajmë me ju bukuritë, traditat dhe kulturën e saj në mënyrë të gjallë dhe argëtuese.
Ne kujdesemi që çdo moment i udhëtimit tuaj të jetë i sigurt, i rehatshëm dhe plot informacione interesante. Nga momenti i mbërritjes deri te përfundimi, detajet janë gjithçka që bëjnë diferencën.
Profesionalizmi, përkushtimi dhe mikpritja e ngrohtë janë zemra e çdo eksperiencë që krijojmë. Me ne, çdo udhëtim bëhet i paharrueshëm.

Guidat tona janë vendas, me njohuri të thella të çdo rrugice dhe legjende.

Çdo turne është planifikuar me kujdes për rehati dhe siguri maksimale.

Përjetoni përvojën e vërtetë të traditës, kuzhinës dhe historisë shqiptare.

Zgjidhni një tur standard ose krijoni itinerarin tuaj ideal.
Mirësevini dhe faleminderit që po vizitoni faqen tonë!
Unë jam Manjola, administratore e Tour Planning Albania DMC, me një përvojë të gjatë në fushën e turizmit. Sot jam këtu për t’ju ndihmuar të krijojmë një eksperiencë unike për ju, duke u kujdesur për çdo detaj për ta bërë vizitën tuaj në Shqipëri të paharrueshme.
Ofrim i paketave individuale, për çifte ose grupe, sipas dëshirës, interesave dhe buxhetit tuaj.
Jemi një ekip profesionistësh me dëshirë të madhe për të udhëtuar së bashku me ju dhe për të krijuar përvoja që shkojnë përtej vizitave turistike përvoja që lidhen me zemrën, shpirtin dhe kulturën e Shqipërisë. Synojmë që çdo moment i udhëtimit të jetë i paharrueshëm dhe të lindë dëshira për t’u rikthyer.
Eksploroni Shqipërinë me ne: peizazhe mahnitëse, histori të pasura dhe mikpritje të ngrohtë ju presin. Le të krijojmë së bashku kujtime të paharrueshme!
© 2025 Tour Planning Albania - All right reserved. Powered by Tetrix.