Nisja nga Saranda drejt qytetit antik të Butrintit, më i madhi dhe një nga më të rëndësishmit në vend, jo vetëm për historinë e tij, por edhe për bukurinë dhe magjinë që ofron. Butrinti është i mbrojtur nga UNESCO dhe konventa Ramsar, duke garantuar një mjedis të jashtëzakonshëm natyror dhe kulturor.
Historia e qytetit të lashtë të Butrintit lidhet me mite dhe legjenda, dhe përmendet nga dhjetra autorë që nga lashtësia deri në ditët e sotme, një ndër ta edhe Virgjili, i cili flet për ardhjen e trojanëve dhe të Eneas në këtë qytet. Shtresa të ndryshme dhe disa lloj civilizimesh janë mbivendosur dhe kanë lënë gjurmët e tyre që nga Neoliti e deri në kohën e Bonapartit dhe Ali Pashë Tepelenës. Qyteti kaloi në disa duar: koaneve, epirotas, romake të Oktavian Augustit, bizantine, normane, anzhuine, veneciane, franceze dhe osmane.


Pas vizitës së sitit arkeologjik, ku spikatin monumentet mbresëlënëse si tempulli i Asklepit, baptisteri, nifeu, gjimnasiumi, termat romake, bazilika, portat dhe muret rrethuese, e shumë të tjera, do t’ju përcjellë një magji e veçantë me natyrën homerike.
Më pas do të nisemi drejt ishujve të Ksamilit ,një perlë e vërtetë e jugut shqiptar, ku do të shijoni bukuritë e tre ishujve dhe ujërave kristal të kaltër dhe turkez përballë ishullit të Korfuzit.
Do të keni kohë të lirë për relaks dhe eksplorim.
Turi ofrohet çdo ditë.
Gjithashtu mund të ofrohet edhe vetëm Butrinti, në varësi të kërkesës së klientëve.
Orari
Nisja nga Saranda në orën 09:00
Kthimi në Sarandë në orën 14:30
Përfshihet në çmim:
- Biletë hyrjeje në Butrint dhe muze
- Transport komod me ajër të kondicionuar
- Guide profesionale, i licencuar në shqip, anglisht dhe italisht
Nuk përfshihet:
- Çdo shërbim tjetër që nuk përmendet në program.
Çmimi
Duke filluar nga 50 euro për person (minimumi 8 persona në grup).
Çmimi varion në bazë të numrit të kërkesës.