8 Ditë / 7 Netë – Me nisje dhe përfundim në Tiranë
Dita 1 – Tiranë: Mbërritja dhe vizita orientuese
- Mbërritje dhe takim me guidën.
- Vizitë në Sheshin Skënderbej, , Muzeun Arkeologjik, Piramidëne tj.
- Shëtitje në Bllok, dikur zonë e ndaluar për qytetarët e zakonshëm.
Vakt i përfshirë: Darka | Fjetja: Tiranë
Dita 2 – Tirana e Luftës së Ftohtë
- Vizitë në Muzeun e gjeteve shtepia e spiunazhit nga ku survejoheshin te dyshuarit kundra regjimit.
- Udhëtim me teleferik në malin e Dajtit dhe drekë panoramike.
- Pasdite e lirë (sugjerohet kafeja muze “Komiteti”).
Vakt i përfshirë: Dreka | Fjetja: Tiranë
Dita 3 – Durrës: Kujtesa dhe lashtësia
- Udhëtim drejt qytetit bregdetar me histori 2,500-vjeçare.
- Vizitë në muze privat me dokumente të diktaturës.
- Vizitë në Amfiteatrin Romak I dyti me I madhi ne Ballkan.
- Pasdite e lirë për shëtitje në bregdet ose qendër historike.
Vakt i përfshirë: Dreka | Fjetja: Durrës
Dita 4 – Apolonia & Tepelena – Gjirokastër
- Vizitë në sitin arkeologjik të Apolonisë.
- Ndalesë në kampin famëkeq të internimit në Tepelenë.
- Shëtitje në Kalanë e Tepelenës me pamje mbi luginën e Vjosës.
- Mbrëmje dhe akomodim në Gjirokastër.
Vakt i përfshirë: Darka | Fjetja: Gjirokastër


Dita 5 – Gjirokastër & Përmet
- Vizitë në Kalanë e Gjirokastrës dhe burgun komunist.
- Eksplorim i Tunelit të Luftës së Ftohtë.
- Dokumentar mbi muzikën iso-polifonike (UNESCO).
- Vizitë në shtëpinë e Enver Hoxhës (Muze Etnografik).
- Udhëtim drejt Përmetit, i njohur për mikpritjen dhe kulinarinë.
Vakt i përfshirë: Darka | Fjetja: Përmet
Dita 6 – Korçë: Serenata dhe tradita
- Udhëtim panoramik drejt Korçës.
- Vizitë në fabrikën e birrës, themeluar në fillim të shekullit XX.
- Drekë tradicionale me birrë vendase.
- Pasdite dhe mbrëmje në Pazarin e Vjetër.
Vakt i përfshirë: Dreka | Fjetja: Korçë


Dita 7 – Pogradec & Elbasan – Tiranë
- Shëtitje buzë Liqenit të Ohrit dhe vizitë në Parkun e Drilonit.
- Vizitë në shtëpinë e pushimit të Enver Hoxhës.
- Ndalesë në Elbasan, qytetin e vjetër dhe rrugën antike Egnatia.
- Rikthim në Tiranë dhe darkë përmbyllëse me muzikë tradicionale.
Vakt i përfshirë: Darka | Fjetja: Tiranë
Dita 8 – Mbyllja e turit
- Pas mëngjesit, transferim sipas orareve të largimit.
Fundi i turit.
Çmimi
Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.