Dita 1: Mbërritja – Krujë
Pas mbërritjes në Aeroportin e Tiranës, nisemi drejt Krujës, qytet historik i lidhur ngushtë me rezistencën shqiptare ndaj Perandorisë Osmane. Vizitojmë Kalanë e Krujës dhe Muzeun e Skënderbeut, heroin kombëtar. Në Muzeun Etnografik njiheni me jetesën tradicionale të shek. XVIII, ndërsa Pazari i Vjetër ofron qilima shumëngjyrësh, argjendari dhe artizanate lokale. Nga kalaja, perëndimi mbi Adriatik është magjik.
Darkë tradicionale dhe akomodim në Krujë.
Dita 2: Krujë – Durrës – Berat
Në mëngjes nisemi drejt Durrësit, qyteti më i vjetër bregdetar i Shqipërisë. Vizitë në Amfiteatrin Romak, Kullën Veneciane dhe shëtitje në Lungomare. Pas drekës, udhëtim për në Berat, “Qyteti i një mbi një dritareve” (UNESCO). Në kala shohim Kishën e Shën Mërisë dhe Muzeun e Onufrit, mjeshtrit të ikonave bizantine. Lagjet Mangalem dhe Goricë, me urën karakteristike, krijojnë një atmosferë përrallore, sidomos gjatë natës të ndriçuara.
Darkë dhe fjetje në Berat.



Dita 3: Berat – Apolloni – Gjirokastër
Udhëtim drejt Apollonisë, një nga qytetet më të rëndësishme antike të Adriatikut, ku ka studiuar perandori i parë romak, Octavian Augustus. Pas vizitës, nisemi për në Gjirokastër, “Qyteti i gurit” (UNESCO). Pazari, rrugicat me kalldrëm, shtëpitë karakteristike dhe atmosfera mesjetare e bëjnë këtë qytet unik.
Darkë dhe akomodim në Gjirokastër.
Dita 4: Gjirokastër – Syri i Kaltër – Sarandë
Vizitë në Kalanë e Gjirokastrës, një nga më të mëdhatë në Ballkan, me Galerinë e Armëve dhe një pamje mahnitëse mbi qytetin. Pas drekës, ndalesë në Syrin e Kaltër, burim karstik me ujëra të thella dhe të kristalta, si dhe bimësi të pasur e ngjashme me atë tropikale. Më pas mbërrijmë në Sarandë, qytet bregdetar me lungomare moderne dhe atmosferë mesdhetare, i famshëm për shëtitjen në bulevard.
Darkë dhe akomodim në Sarandë.



Dita 5: Sarandë – Butrint – Ksamil – Sarandë
Eksplorojmë Parkun Arkeologjik të Butrintit (UNESCO), qytet i lashtë me gjurmë nga civilizime dhe kultura të ndryshme në shumë shekuj, nga i VII deri në të XIX. Pas vizitës, dreka në Ksamil, i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe ishujt e vegjël përballë. Pasdite kohë e lirë për plazh ose shëtitje me varkë (opsionale).
Darkë dhe fjetje në Sarandë.
Dita 6: Sarandë – Riviera – Vlorë
Nisja përgjatë Rivierës Shqiptare, një nga segmentet më panoramike të Mesdheut. Ndalesë në Porto Palermo për të vizituar kalanë e Ali Pashës dhe më pas kalim përmes Llogarasë (1000 m mbi nivelin e detit). Pas një dreke tradicionale, mbërrijmë në Vlorë, qyteti i Pavarësisë. Vizitë në Sheshin e Flamurit, Xhaminë e Muradies dhe lagjen historike.
Darkë dhe akomodim në Vlorë.



Dita 7: Vlorë – Tiranë
Udhëtim drejt kryeqytetit, Tiranës. Vizitë në Sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut dhe Pazarin e Ri. Pasdite shëtitje në zonën e Bllokut, dikur zonë e mbyllur për elitën komuniste, sot qendra më moderne e jetës së natës.
Darkë përmbyllëse dhe akomodim në Tiranë.
Dita 8: Tiranë – Aeroport
Pas mëngjesit, transferim në aeroport sipas orarit të fluturimit.
Fundi i programit.