8 Ditë në Zemrën e Shqipërisë

Udhëtim nëpër Historinë, Natyrën dhe Traditat Shqiptare

Ky tur 8-ditor ju fton të përjetoni historinë, natyrën dhe traditat e Shqipërisë duke vizituar qytete ikonike dhe vende të paharrueshme.

Dita 1: Tiranë – Shkodër

Pas mbërritjes në Tiranë nisemi drejt Shkodrës, qytet me histori të pasur dhe pamje spektakolare mbi liqen. Vizitojmë kalanë historike dhe përjetojmë një xhiro magjike me varkë në liqenin më të madh të Ballkanit. Mbrëmja mbyllet me shëtitje të lirë në pedonale dhe akomodim në qytet.

Dita 2: Shkodër – Durrës – Berat

Në Shkodër zbulojmë Muzeun e Fotografisë Marubi, Katedralen e Shën Shtjefnit dhe pedonalen. Udhëtojmë drejt Durrësit për të eksploruar amfiteatrin antik dhe qendrën historike. Më pas mbërrijmë në Berat, qytet UNESCO, ku vizitojmë kalanë, Muzeun Onufri dhe shëtitim në lagjet karakteristike Mangalem dhe Gorica. Mbrëmja mbyllet me degustim vere në një kantinë lokale.

Dita 3: Berat – Apoloni – Bylis – Gjirokastër

Nisja nga Berat drejt Apolonisë dhe Bylisit, dy nga qytetet antike më të rëndësishme në vend. Mbrëmja përfundon në Gjirokastër, qytet muze i UNESCO-s, ku historia dhe arkitektura tradicionale krijojnë një atmosferë unike.

Dita 4: Gjirokastër – Përmet

Eksplorojmë kalanë dhe shtëpitë muze të Gjirokastrës si dhe pazarin artizanal. Udhëtojmë drejt Përmetit, ku shijojmë glikone tradicionale dhe relaksohemi në ujrat termale të Benjës. Për ata që dëshirojnë aventurë, ka mundësi për një shëtitje në kanionin natyror të Langaricës nëse koha e lejon.

Dita 5: Përmet – Leskovik – Boboshticë – Korçë

Një udhëtim panoramik drejt Leskovikut përgjatë pamjes mahnitëse të malit më të lartë të juglindjes, Nemërçkës. Ndalese në distileri artizanale në Leskovik e njohur për rakinë dhe xhinin lokal, dhe ndalesë në Boboshticë për drekë tradicionale me muzikë popullore dhe demonstrim të lakrorit, pjatës tradicionale të zonës. Pasdite mbërrijmë në Korçë, qyteti i arsimit, serenatave dhe bulevardeve të gjera, aty ku ndërthuret kultura dhe tradita.

Dita 6: Korçë – Pogradec – Drilon – Tushemisht – Tiranë

Në Korçë vizitojmë Muzeun e Artit Mesjetar me koleksione ikonash dhe objekte fetare. Më pas udhëtojmë drejt Pogradecit për shëtitje buzë liqenit dhe vizitë në vendbanimin më të lashtë në Europë, mbi 6000 vjeçar. Pas vizitës në Drilon dhe drekës në Tushemisht, mbrëmja mbyllet në Tiranë me kohë të lirë për eksplorim.

Dita 7: Krujë – Tiranë

Dita nis drejt Krujës, kryeqendra e rezistencës kundër Perandorisë Osmane. Vizitojmë kalanë madhështore dhe Muzeun në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, shijojmë kohë në pazarin tradicional dhe drekë tradicionale në zemër të qytetit. Pasdite, një tur panoramik në Tiranë përfshin Sheshin Skënderbej, Xhaminë e Et’hem Beut, Piramidën dhe pika të tjera interesante.

Dita 8: Tiranë – Fundi i Turit

Pas mëngjesit, transferim drejt aeroportit sipas orareve të fluturimeve dhe përfundimi i turit me kujtime të paharrueshme nga zemra e Shqipërisë.

Çmimi

Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Rezervoni Turin Tani

Të Shtoni Tuaj Tooltip Tekst Këtu

5

8 Ditë në Zemrën e Shqipërisë

Duration : 8 Days/ 7 Nights

Price : Starting from € 899 per person. Price varies depending on season, level of accommodation, and group size. Contact us for a personalized quote and detailed itinerary.