6 Ditë / 5 Netë – Eksperiencë relaksi & ture kulturore
Akomodim në resort 5★ në Golem – Durrës
(Mëngjes & Darkë të përfshirë, SPA & facilitete premium)
Programi i Udhëtimit
Dita 1 – Mirëseerdhët në Shqipëri
Mbërritja në Aeroportin e Tiranës ose Portin e Durrësit. Transferim dhe akomodim në resortin luksoz buzë Adriatikut. Kohë e lirë për relaks, shëtitje ose plazh. Darkë me muzikë dhe aktivitete në hotel.
Dita 2 – Krujë: Zemra e Historisë Shqiptare
Vizitë në Kalanë e Krujës dhe Muzeun e Skënderbeut. Shëtitje në Pazarin Mesjetar me artizanë dhe produkte lokale. Kthim në Durrës për darkë dhe relaks.
Dita 3 – Berat: Qyteti i Një mbi Një Dritareve (UNESCO)
Eksplorim i Kalasë së Beratit dhe lagjeve historike Mangalem & Gorica. Vizitë në Muzeun Onufri. Kthim në Durrës për darkë dhe relaks.
Dita 4 – Tiranë: Energjia e Kryeqytetit
Vizita në Sheshin Skënderbej, Xhaminë Et’hem Beu, Kullën e Sahatit dhe Kalanë. Shëtitje në zonën e Bllokut dhe kohë e lirë për shopping. Kthim në Durrës për darkë dhe pushim.


Dita 5 – Durrës: Thesari i Adriatikut
Vizitë në Amfiteatrin Romak dhe Vilën e Mbretit Zog. Degustim verërash dhe rakie në Kantinën “Skënderbeu”. Pasdite relaks në plazh. Mbrëmje festive me darkë përmbyllëse në hotel.
Dita 6 – Nisja
Mëngjes në hotel dhe transferim sipas orarit të udhëtimit.
Çfarë përfshihet në paketë
- 5 netë akomodim në resort 5★ në Golem – Durrës
- Mëngjes & darkë të përfshirë
- Përdorim i faciliteteve të resortit (SPA, pishinë, plazh privat)
- Ekskursione ditore në Krujë, Berat, Tiranë & Durrës
- Transferime nga/tek aeroporti ose porti
Çmimi
Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.