Sarandë – Lekures – Manastiri i Mesopotamit – Syri i Kaltër – Sarandë
Dita nis në Sarandë me një shëtitje të këndshme në qendër dhe përgjatë shëtitores, aty ku gjallëria e qytetit përzihet me aromën e detit Jon. Gjatë ecjes, do të njiheni me historinë e Sarandës, një port i lashtë që sot është shndërruar në një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit shqiptar, e njohur shpesh si “Porta e Turizmit”.
Udhëtimi vazhdon drejt Kalasë së Lekuresit, prej nga shpaloset një pamje mahnitëse mbi gjirin e Sarandës dhe ishullin e Korfuzit. E ndërtuar në mesin e shekullit XVI nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm për të kontrolluar kanalin detar, kjo kala është një vend ideal për fotografi dhe për të përjetuar frymën historike që e karakterizon.


Më pas, rruga na çon në Manastirin e Mesopotamit, i cili ruan brenda mureve të tij një kishë bizantine të shekullit XIII, unike në vend për katër kupolat e saj. E dedikuar Shën Nikollës, kjo kishë është ndërtuar me gurë të sjella nga qyteti antik i Finiqit, dikur kryeqendra e Epirit të Lashtë. Një vend ku historia, besimi dhe arkitektura bashkohen në harmoni.
Eksperienca përmbyllet me vizitën te Syri i Kaltër – burimi karstik më i famshëm i Shqipërisë, i njohur për ujin e tij kristal blu dhe bimesinë e dendur që të kujton peizazhet tropikale. Thellësia e tij e dokumentuar shkon mbi 50 metra, ndërsa pamja e tij të fton për relaks, fotografi, kajaking (opsionale) ose një drekë të qetë pranë ujit.
Pas kësaj ndalese magjike, kthehemi në Sarandë, duke mbyllur një ditë të mbushur me histori, panoramë dhe natyrë të papërsëritshme.
Informacion praktik
- Përfshihet: Transport komod + guidë/ shofer në gjuhën e kërkuar, biletat e hyrjes
- Nuk përfshihet: Ushqimi, pijet dhe gjithçka që nuk përmendet në program
- Rekomandohet: Këpucë të rehatshme (terren i lehtë, i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat)
- Tipari i turit: Ideal për fotografi, relaks dhe aventurë
Nisja: Çdo ditë nga Saranda, ora 09:00
Kthimi: Ora 14:00
Çmimi
Duke filluar nga 35€ për person (Çmimi ndryshon sipas kërkesave specifike dhe numrit të pjesëmarrësve)