Turi “DOLLIA”

Tradita, Mikpritja dhe Shija Autentike Shqiptare
8 Ditë / 7 Netë

Ky udhëtim 8-ditor ju fton të përjetoni thelbin e kulturës shqiptare. Nga qytetet historike dhe fshatrat me natyrë mbresëlënëse dhe mikpritje të ngrohtë, te kuzhina tradicionale dhe rituali unik i dollisë, çdo ditë është një udhëtim përmes historisë, shijeve dhe festës familjare. Muzika, vallet dhe traditat e trashëguara e kthejnë këtë eksperiencë në një kujtim të paharrueshëm.

Dita 1 – Tirana & Mbrëmja Tradicionale Shqiptare

  • Mbërritje në Tiranë dhe tur panoramik i qendrës historike, Pazarit të Ri dhe zonave kryesore të kryeqytetit.
  • Mbrëmje “Nata Shqiptare”: këngë, valle dhe kostume popullore ku ju bëheni pjesë e festës.
  • Fjetje në Tiranë.

Dita 2 – Tirana → Apolloni → Divjakë → Vlorë

  • Vizitë në qytetin antik të Apollonisë, ku studioi perandori i parë romak, Oktavian Augusti.
  • Eksplorim në Lagunën e Karavastasë në Divjakë – habitat i pelikanit kaçurrel dhe shpendëve të rrallë.
  • Drekë tradicionale në restorant lokal.
  • Pasdite mbërritje në Vlorë, shëtitje në qendrën historike dhe buzë detit.
  • Fjetje në Vlorë.

Dita 3 – Vlorë → Llogara → Porto Palermo→ Sarandë

  • Udhëtim drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë me ndalesë në pikën panoramike mbi 1,000 m.
  • Vizitë në Porto Palermo dhe kështjellën e Ali Pashës.
  • Mbërritje dhe relaks në Sarandë.
  • Fjetje në Sarandë.

Dita 4 – Sarandë → Gjirokastër

  • Udhëtim drejt Gjirokastrës, qytet i mbrojtur nga UNESCO.
  • Vizitë në kala, pazar dhe shtëpitë karakteristike prej guri.
  • Mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën e qytetit.
  • Fjetje në Gjirokastër.

Dita 5 – Gjirokastër → Byllis → Berat

  • Vizitë në qytetin antik ilir të Byllisit me pamje mahnitëse mbi luginën e Vjosës.
  • Drekë në një agroturizëm me gatime të zonës.
  • Pasdite në Berat: lagjet Mangalem & Gorica, kështjella dhe shtëpitë karakteristike.
  • Darkë tradicionale në një familje beratase dhe degustim ëmbëlsirash në një banesë muze të shek. XVIII.
  • Fjetje në Berat.

Dita 6 – Berat → Krujë

  • Udhëtim drejt Krujës, qyteti i Skënderbeut.
  • Vizitë në kala, pazar dhe Muzeun e Skënderbeut.
  • Darkë me muzikë tradicionale dhe kuzhinë lokale.
  • Fjetje në Krujë.

Dita 7 – Krujë → Lezhë → Laguna e Patokut → Shkodër

  • Ndalesë në Lezhë.
  • Drekë në Lagunën e Patokut, mes natyrës dhe detit.
  • Vazhdim drejt Shkodrës: vizitë në Kalanë e Rozafës dhe shëtitje në zonën pedonale.
  • Mbrëmje e lirë.
  • Fjetje në Shkodër.

Dita 8 – Shkodër → Aeroporti i Tiranës

  • Mëngjes në hotel.
  • Transfer për në aeroport (rreth 2.5 orë).

Pikat Kryesore të Turit

  • Ritual i dollisë: raki, muzikë dhe mikpritje shqiptare.
  • Vizita në qytete UNESCO: Berat & Gjirokastër.
  • Shije të gatimeve tradicionale dhe produkteve bio.
  • Mbrëmje folklorike me muzikë dhe valle.
  • Pamje mahnitëse: Riviera Shqiptare, Qafa e Llogarasë, Laguna e Patokut.

Çmimi

Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Rezervoni Turin Tani

Të Shtoni Tuaj Tooltip Tekst Këtu

5

Turi “DOLLIA”

Duration : 8 Days/ 7 Nights

Price : Starting from € 1199 per person. Price varies depending on season, level of accommodation, and group size. Contact us for a personalized quote and detailed itinerary.