Një Eksperiencë Mes Historisë dhe Natyrës
3 ditë / 2 net – Nisja nga Saranda ose Korfuzi
Ky tur është ideal për dashamirësit e historisë, arkeologjisë dhe natyrës. Për tre ditë të plota do të vizitojmë vendet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shqipërisë së Jugut, të shoqëruar nga udhërrefyes të licencuar.
Dita 1: Butrint – Ksamil – Finiq – Saranda
Eksplorojmë qytetin antik të Butrintit, sit UNESCO, dhe monumentet e tij kryesore. Pas vizitës, relaksohemi në Ksamil me pamje mahnitëse të ishujve dhe ujërave të kristaltë ku edhe do drekojme. Në pasdite vizitojmë Finiqin dhe pas një udhëtimi të shkurtër kthehemi në Sarandë për një mbrëmje të lirë.
Dita 2: Adrianopoli – Antigonea – Gjirokastër
Vizitojmë qytetin romak Adrianopoli dhe Antigonean, qytet i themeluar nga Mbret Pyrrhus. Dreka shërbehet në një shtëpi lokale me gatime tradicionale. Pasdite arrijmë në Gjirokastër, qytet-muze UNESCO, ku mund të eksploroni rrugët karakteristike dhe pazarin tradicional.


Dita 3: Kalaja dhe Pazari i Gjirokastrës
Në mëngjes vizitojmë Kalanë e Gjirokastrës dhe galerine e armeve vizita ne shtepi muzeale (eshte opsionale), më pas keni kohë të lirë për pazarin tradicional. Pas drekës se lire nis udhëtimi i kthimit drejt Sarandës.
Çfarë përfshihet
- Tarifat e hyrjes në sitet arkeologjike,
- Shoqërimi nga udhërrefyes/shofer profesioniste
- Transport i rehatshëm me ajër të kondicionuar.
- Dy dreka tradicionale,
- Akomodim për dy net
Çmimi
Fillon nga 299€ për person.
Çmimi final ndryshon sipas madhësisë së grupit dhe kërkesave të personalizuara.
Ky tur kombinon vizitat në dy vende UNESCO, natyrën e paprekur, pasurinë arkeologjike, mikpritjen shqiptare dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale.