Nga Saranda në Dodonë dhe Meteora Magjike

Bashkohuni me ne në një udhëtim magjik që lidh historinë, kulturën dhe peizazhet më mahnitëse të Shqipërisë dhe Greqisë. Nga plazhet e kristalta të Sarandës, tek rrugicat me kalldrëm të Gjirokastrës, nga misteri i orakujve të Dodonës tek manastiret madhështore mbi shkëmbinjtë e Meteorës  çdo hap është një përvojë që do t’ju mbajë pa frymë.

Zbuloni trashëgimi, shijoni kuzhinën lokale dhe krijoni kujtime të paharrueshme në këtë aventurë të jashtëzakonshme!

Dita 1: Sarandë – Gjirokastër

Dita nis në qytetin e Sarandës, një qytet-port i njohur që nga antikiteti, me histori të pasur. Me buganvilet shumëngjyrëshe, diellin dhe detin e mrekullueshëm, Saranda është gjithmonë një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.

Më pas, udhëtimi vazhdon drejt Gjirokastrës, qytet-muze i mbrojtur nga UNESCO, i vendosur mbi shtatë kodra. Qyteti shquhet për kalanë madhështore, rrugicat karakteristike me kalldrëm dhe shtëpitë-kulla unike.

Eksplorojmë:

  • Kalaja e Gjirokastrës
  • Banesa Skenduli e shekullit XVII
  • Obelisku dhe monumentet historike
  • Pazari karakteristik
  • Kohë e lirë

Darkë dhe fjetje: Gjirokastër

Dita 2: Gjirokastër – Dodonë – Janinë – Kalabakë

Pas mëngjesit, udhëtimi nis drejt Dodonës, ku vizitojmë qytetin antik dhe Tempullin e Dodonës, një nga orakujt më të rëndësishëm pas atij të Delfit. Pelegrinët i drejtonin lutjet perëndive nën hijen e lisave të shenjtë.

Më pas, udhëtojmë drejt Janinës, qyteti i Ali Pashë Tepelenës.

Eksplorojmë:

  • Kalaja e Ali Pashës
  • Shëtitje me varkë në Liqenin Pamvotis
  • Ishulli piktoresk dhe Muzeu i Ali Pashës

Pas një drekë tradicionale buzë liqenit, udhëtojmë drejt Kalabakës për akomodim.

Dita 3: Kalabakë – Meteora – Prevezë

Dita nis me një përvojë unike në Meteora, trashëgimi botërore e UNESCO-s. Shkëmbinjtë gjigantë, që ngjasojnë me meteorë të rënë nga qielli, dhe mbi ta qendrojne madheshtore manastiret shekullore, disa prej tyre ende aktive.

Eksplorojmë:

  • Manastiri i Madh i Meteorës
  • Kohë për eksplorim, fotografi, suvenire dhe shijim të peizazhit magjik

Pasdite, udhëtojmë drejt Prevezës, qytet bregdetar me nje shëtitore të gjallë, kafene dhe taverna tradicionale.

Darkë dhe akomodim: Prevezë

Dita 4: Prevezë – Igumenicë – Sarandë

Në ditën e fundit, me kthim nga Preveza ndalojmë në Igumenicë, qytet-port i Jonit, për një pushim dhe një vizitë të shkurtër.

Më pas, udhëtojmë drejt kufirit me Shqipërinë dhe shijojmë një drekë tradicionale në zonën e Mursisë.

Përmbyllje: Kthim në Sarandë me zemrat plot kujtime nga kjo eksperiencë unike historike, kulturore dhe shpirtërore.


Fundi i turit.

Çmimi

Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Rezervoni Turin Tani

Të Shtoni Tuaj Tooltip Tekst Këtu

5

Nga Saranda në Dodonë dhe Meteora Magjike

Duration : 4 Days/ 3 Nights

Price : Depending on your choice