Albania & Kosovo / Mes Natyrës dhe Historisë

8 Ditë / 7 Netë

Zbuloni kulturën dhe traditën shqiptare ndërsa shijoni bukuritë e pafundme natyrore dhe historike të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky udhëtim ofron një eksperiencë unike mes peizazheve të rralla, mikpritjes së ngrohtë shqiptare dhe kuzhinës tradicionale.

Itinerari i Turit

Dita 1 – Tiranë

Mbërritja në Tiranë dhe check-in në hotel.
Vijojmë me turin e Tiranës: Sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut, Kalaja, Blloku, Piramida, etj.
Darka është e përfshirë.

Dita 2 – Mali i Dajtit dhe Tiranë

Ngjitje me teleferik mbi 1100 metra në Malin e Dajtit, pika më e lartë mbi Tiranë, dhe drekë tradicionale me pamje panoramike mbi qytet. Vizitë në Muzeun Bunk’Art, i ndërtuar brenda tunelit të Luftës së Ftohtë, ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për shtabin e përgjithshëm.
Kthimi në Tiranë, qytet. Pasdite, kohë e lirë për relaks dhe shopping. Opsionale: shëtitje në Liqenin e Tiranës.
Darka është e lirë.

Dita 3 – Prizren – Gjakovë (Kosovë)

Nisemi për në Prizren, vizitojmë një nga qytetet më ikonike të Kosovës, me shtëpitë karakteristike prej guri dhe druri, rrugët me kalldrëm, xhamitë, hamamet dhe urën historike në qendër të qytetit.
Dreka bëhet në tavernat lokale.
Pas dreke, nisja për në Gjakovë, një tjetër qytet-muze që njihet për pazarin më të gjatë në Ballkan gjatë kohës osmane.
Darka e lirë.
Akomodimi në Gjakovë.

Dita 4 – Valbonë (Alpet Shqiptare)

Udhëtim drejt Valbonës, në zemër të Alpeve Shqiptare. Dehuni me ajrin e pastër të alpeve shqiptare, bukuri pafund, ushqim bio dhe mikpritje prej malsori.
Ditë për relaks dhe shëtitje në bjeshkë me pamje magjike.
Akomodim në bujtinë.

Dita 5 – Liqeni i Komanit – Shkodër

Udhëtim me traget përmes Liqenit të Komanit dhe maleve të larta, pamje spektakolare mes freskisë së ujit dhe Alpeve të larta. Rrugës për në Shkodër ndalemi në një agroturizëm për drekë lokale.
Mbërritja në Shkodër, check-in dhe vizita e qytetit të Shkodrës, një ndër më të bukurit dhe të lashtët në vend, me rrugë të gjera ku ndërthuren disa tipe arkitekture: lokale, tradicionale, osmane, veneciane, austrohungareze, komuniste dhe moderne. Ky qytet, i njohur si qyteti i kulturës, artit, muzikës dhe biçikletave, ofron një pafundësi atraksionesh dhe muzeesh.
Darka është e lirë.
Akomodim në Shkodër.

Dita 6 – Shkodër – Krujë – Durrës

Nisemi për në Krujë, qytet historik mbi 600 metra mbi nivelin e detit, me kalanë, Muzeun e Heroit Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe pazarin karakteristik. Qyteti, nga ku filloi rezistenca ndaj Perandorisë Osmane, njihet ndryshe si kryeqyteti i parë i Shqipërisë në periudhën mesjetare. Dreka në restorant tradicional.
Pasdite, nisja për në Durrës, check-in dhe shëtitje në qendër të Durrësit: qendra e qytetit, torra veneciane, Vollga dhe Lungomare. Darka e lirë në tavernat me muzikë përgjatë Adriatikut.
Akomodim në Durrës.

Dita 7 – Durrës – Berat – Durrës

Nisja për në Berat, qytet i njohur si “qyteti një mbi një dritareve”, me Kalanë, Goricën dhe Mangalemin. Vizitojmë muzeun Onufri brenda Kishës së Fjetjes së Shën Merisë.
Dreka në një restorant tipik brenda kalasë.
Pasdite, kthim në Durrës dhe kohë e lirë për relaks.
Fjetje në Durrës, darka e lirë.

Dita 8 – Fundi i Turit

Transferi në aeroport ose port sipas orareve për udhëtimin tuaj të mëtejshëm.

Çmimi

Çmimi dhe përshkrimi i detajuar i këtij turi ndryshojnë në varësi të sezonit dhe nivelit të preferuar të akomodimit. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Rezervoni Turin Tani

Të Shtoni Tuaj Tooltip Tekst Këtu

5

Albania & Kosovo / Mes Natyrës dhe Historisë

Duration : 8 Days/ 7 Nights

Price : Starting from € 1040 per person. Price varies depending on season, level of accommodation, and group size. Contact us for a personalized quote and detailed itinerary.